Shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit nuk kanë ujë, banorët e blejnë me autobot

Banorët e lagjes së re në fshatin Bubq të Krujës që është rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 kanë probleme me furnizimin me ujë.

 

Lagjja e re e përuruar gjashtë muaj më parë ka pasur ka pasur probleme në furnizimin e rregullt me ujë prej muajsh ndërsa prej 10 ditësh nuk ka asnjë pikë ujë, shkruan Shqiptarja.com

 

“Shihe nuk ka pikë ujë, asnjë pikë. Kemi 10 ditë pa ujë, edhe ndonjë ditë që mund të vijë vetëm një orë. Këtu është skandal, nuk jetohet se futen fekalet brenda.

 

Grupet e punës e kanë bërë shkel e shko. Njëkohësisht është problem dhe për mbeturinat.” – thotë njëri nga banorët. Prej 10 ditësh uji është ndërprerë plotësisht për shkak se është djegur pompa e ujësjellësit.

 

“Nuk na lejojnë të vendosim depozita, kështu blejmë 12-13 mijë lek botin i cili mjafton vetëm për dy ditë. 10 ditë pa ujë, kam 6 muaj në këtë shtëpi. Kemi pasur me intervale, tani ka 10 ditë që është prishur fare. E blejmë ujin me bot, 12 mijë lek.” – thotë një tjetër banor.

 

Unë e kam pensionin 80 mijë lek dhe detyrohem të blej ujin 15 mijë lek, një herë në dy ditë.” – shton ai. Drejtuesit e njësisë administrative Bubq kanë pohuar për Report Tv se pompa e re është me garanci një vjeçare, por firma e kontraktuar nuk ka ardhur të kryejë riparimin.

 

Vendorët thanë se do të çojnë për ndjekje penale firmën kontraktore për shkak se nuk ka përmbushur detyrimet e kontratës. Lagjja e re në fshatin Bubq u ndërtua nga qeveria shqiptare dhe aty janë strehuar 123 familje.

TE TJERA