Sherr i ri me dy këngëtareve/ Dafina Zeqiri ironizon keq Era Istrefin, shkaku ishin një palë…

Megjithëse klasifikohen si gurë të çmuar, perlat janë jashtëzakonisht unike, kryesisht për faktin se ato janë i vetmi material i çmuar i formuar dhe gjetur brenda një krijese të gjallë. Por, sot nuk do ndalemi te veçoritë e tyre por te fakti që kanë krijuar një “beef” të ri në showbizin shqiptar.

 

*beef-nga zhargoni i gjuhës të jesh në “beef” me dikë është të duash një sherr me të. Një person që ka diçka kundër dikujt tjetër ose dëshiron një debat ose një grindje.

 

Kush janë protagonistet e beef-it të fundit?
-Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi.

 

Shkaku?
-Pikërisht një palë vathë perle për të cilat po ju flisnim.

 

Si nisi gjithçka?
-Fillimisht, Dafina u shfaq me këta vathë në rrjetet sociale dhe më pas Era publikoi foton që paralajmëronte këngën me Mozzik që do publikojë së shpejti me Mozzik. Era shihet në foto me vathë të njëjtë si të Dafinës.

 

Kaq mjaftoi që kjo e fundit të shkonte në Twitter dhe të shkruante disa statuse. Fillikisht ajo e akuzoi se i ka kopjuar vathët por më pas e fshiu. Ajo publikoi një status tjetër ku shkruante: “U funny(je qesharake)”

 

Ndjekësit shpërthyen në komente duke mbajtur qëndrime të ndryshme. Pjesa më e madhe shkruajnë se Dafina është një artiste e madhe, por nuk duhet të nisë sherre për një palë vathë. “Pse Dafina na prish natën kështu? Mendo dy herë para se të postosh diçka. Je shumë artiste e madhe për kështu dramash palidhje!”- shkruan dikush.

 

Të tjerë janë treguar më të ashpër. “Kur shpërndan urrejtje, merr urrejtje. Merr shembull mga Elvana, Dhurata, Kida sa pozitive dhe aspak inatçore për sukseset e kolegëve. Ti dhe Tayna jeni shumë toksike! Shiko punën tënde, rritu!”- shkruan një komentues. Një tjetër: “Jemi në vitin 2022 dhe ti akoma bën drama me koleget gjoja të kanë kopjuar vathët. Seriozisht? Kur je nervoze më mirë rri larg telefonit mos posto asgjë.”

 

Sigurisht fan-base e dy këngëtareve kanë mbështetur idhujt e tyre përkatës, duke bërë edhe krahasime mes tyre.

 

-Si vijoi më tej?
Dafina postoi më pas të tjera foto me vathët “e famshëm” në Instagram dhe po ashtu ndryshoi “captionin” e postimit duke shkruar: “Çfarë është e rëndësishme me perlat është gruaja që i vesh ato”.

 

-Si reagoi Era?
Shmangu gjithçka. Deri tani ajo nuk ka bërë asnjë postim lidhur me debatin e nxehtë që ka nisur në rrjetet sociale.

 

-A mund të kopjohen një palë vathë?
Ndoshta po, ndoshta jo! Si dihet! Vlen të theksohet se të dyja kanë postuar fotot me një diferencë të shkurtër kohore. Po ashtu fotoja e Erës është shkrepur ditë më parë kur ka xhiruar videoklipin me Mozzik. Aksesorët nuk janë ekskluzivë dhe sot tendencat njihen shpejt dhe nga të gjithë, ndaj është e vështirë të kuptosh se kush kë po kopjon dhe mbi të gjitha nëse po “kopjon” apo thjesht ndjek një trend. Ndoshta kanë shije të përbashkëta?

 

Ah, dhe për ironi të fatit…
Në mbrëmje Dafina dhe Era performuan në të njëjtin club.

TE TJERA