Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me pamje nga bregdeti i Himarës. Ai shkruan se tashmë Himara është në pikun e sezonit turistik, teksa shhkruaan se ka një pastërti shembullore duke ofruar edhe plazhe të pastra publike për këdo.
“MIRËMËNGJES dhe me Himarën që ka hyrë tashmë në pikun e sezonit më të mbarë se çdo vit e me pastërti shembullore, duke ofruar edhe plazhe të pastra publike për këdo, ju uroj të diel të bukur ” shkruan Rama.
Por mesa duket nuk mendojnë kështu ndjekësit e tij, shumë prej tyre thotë se po gënjen, pasi në Himarë sipas tyre ka shumë pak plazhe publike.
Edhe ato që janë, lënë për të dëshiruar, sepse janë të papastër, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë zënë nga privati dhe kanë cmime të shtrenjta.
E njëjta situatë si në Himarë ëdhtë kudo në jug të Shqipërisë dhe jo vetëm, ku plazhet publike janë shumë pak dhe pjësa më e madhe e tyre lë për të dëshiruar.
Një tjetër problem më vete është mungesa e rojeve bregdetare, duke bërë që pushuesit e gjendur në rrezik të mos marrin në kohë ndihmën e parë.