“Prisni të papriturën”/ Hakerat që sulmuan Shqipërinë kërcënojnë se do të publikojnë të dhëna të tjera

Prej një jave, portali qeveritar e-albania vërtetoi se paratë e shqiptarëve që hidhen nëpër tendera për sisteme sigurie, futen në xhep nga drejtoresha Mirlinda Karcanaj dhe firmat fituese të oligarkëve.

 

Shteti u paralizua dixhitalisht, ndërkohë që sistemi u fut në kolaps dhe çdo shërbim ishte i paaksesueshëm. Një javë pasi qeveria shqiptare njoftoi se ishte mundur “armiku i huaj” dhe se ishte rikthyer shërbimi, shumë opsione në e-albania janë ende të paaksesueshme.

 

Në një artikull ekskluziv, shpjegohet se hakerat në faqen e tyre, e cila nuk është e aksesueshme nga Shqipëria, kanë lënë një afat kohor me mbishkrimin “Një mori nofullash do të bien, Ju do të rrëzoheni me një pendë… Prisni të papriturën!”

 

Ata kanë lënë të kuptohet se do të publikojnë të dhëna sensitive nga hakërimi i institucioneve të shtetit shqiptar dhe se lufta me shtetin shqiptar nuk ka mbaruar këtu.

 

NGA XHILDINHO OZUNI

Shteti shqiptar u sulmua më 19 korrik nga një sulm masiv kibernetik, që çoi në bllokimin e të gjitha uebfaqeve qeveritare, përfshirë edhe portalin E-Albania. Përgjegjësinë e këtij sulmi e ndërmori një grup hakerash të vetëquajtur “Homeland Justice” (Drejtësi për atdheun) që i publikuan të dhënat dhe dokumentet e vjedhura në një uebfaqe të krijuar një ditë më pas. Në po të njëjtën ditë kur ndodhi sulmi, hakerat dërguan mesazhe anonime nëpër telefonat e shqiptarëve. “Pse duhet të shpenzohen taksat tona për terroristët e Durrësit?”, “Politikanët shqiptarë kanë sakrifikuar njerëzit për të mbështetur terroristët e ISIS dhe MKO” ishin disa prej mesazheve të mbërritura në telefonat e shqiptarëve.

 

Termi “terroristët e Durrësit” që hakerat përmendin është për ‘Organizatën e Muxhahedinëve të Iranit’ – MKO/MEK, që është një organizatë militanto-politike iraniane, që përndiqet prej vitesh nga regjimi aktual i Iranit. Antarët e Organizatës së Muxhahedinëve të Iranit konsideroheshin deri para pak vitesh, organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian dhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim. Që prej vitit 2013, në kampin e Manzës në Durrës strehohen rreth 3500 muxhahedinë. Kjo është edhe arsyeja, pse shumica e ekspertëve mendojnë se hakerat janë të indoktrinuar nga regjimi i Iranit, për të sulmuar uebfaqet shqiptare.

 

Në kanalin e tyre në Telegram, hakerat kanë publikuar disa shkresa, dokumente dhe emaile të vjedhura nga hakërimi i AKSHI-t dhe E-Albania-s, përfshirë edhe faksimile të çertifikatave të shtetasve shqiptarë, gjë që e hedhin poshtë deklaratën e kryeministrit Rama “se agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes”.

 

Hakerat, gjithashtu shkruajnë se “ne mund të kishim shkaktuar më shumë dëme dhe shkatërrime por hezituam kur kuptuam se edhe njerëzit tanë do të prekeshin. Ne nuk paguajmë taksa për të ushqyer terroristët”

 

Ata shtojnë se “do të përgjigjemi për çdo gjë që i ka ndodhur dhe do i ndodhë qeverisë së korruptuar të Shqipërisë”.

 

Hakerat kërcënojnë se “ju do të dëgjoni më shumë nga ne. Qëndroni vigjilent për më të papriturën. Vijmë së shpejti për shitjen e madhe”.

 

Gjithashtu, së fundmi hakerat kanë publikuar edhe dokumentet e lejeve të qëndrimit të muxhahedinëve, të përfituara nga hakërimi i E-Albania duke lënë edhe një mesazh se “pse duhet të shpenzohen pasuritë tona për strehimin dhe financimin e grupit terrorist të Muxhahedin-e Khalq, ndërsa shqiptarët tanë të varfër dhe të privuar ende po vuajnë?Ushqim dhe strehim falas për mbi 2000 të huaj armiqësor me një histori të tmerrshme terrori dhe atentatesh? Nuk mund të gjenit diçka më të keqe? Çfarë ju bëri të jeni kaq të pavëmendshëm ndaj njerëzve tuaj? Krimi nuk paguan, as korrupsioni.”

 

Në faqen e tyre, e cila nuk është e aksesueshme nga Shqipëria, hakerat kanë lënë një afat kohor me mbishkrimin “Një mori nofullash do të bien, Ju do të rrëzoheni me një pendë… Prisni të papriturën!”, duke lënë të kuptohet se do të publikojnë të dhëna sensitive nga hakërimi i institucioneve të shtetit shqiptar.

 

/marre nga JOQ/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...