Përditë jemi duke u “bombarduar” nga faturat që na dërgojnë pushuesit nga vendet e plazhit në bregdetin shqiptar.
Duket se pavarësisht faktit që një numër i konsiderueshëm shqiptarësh po pushijnë në Turqi, Greqi apo Mal të Zi, çmimet në vendin tonë vazhdojnë të jenë jashtë çdo standarti.
Kështu dy të rinj që kanë shkuar të konsumojnë 2 kanaçe me pije freskuese në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë, kanë lënë “mend e kokës” kur kanë mësuar se çmimi i një kanaçeje ishte 8 mijë lekë të vjetra.
Në total ata paguan plot 16 mijë lekë të vjetra për 2 kanaçe me pije freskuese. Të indinjuar nga çmimi i lartë ata dërguan edhe foton e kuponit pranë redaksisë sonë. Po ju si mendoni, a është i lartë ky çmim?