Arbana Osmani bëhet xheloze për Xhemin: Ka gjetur shoqe të re dhe ka ikur me të në Milano

Mund të kemi shumë pikëpyetje në mendjen tonë kur vjen fjala për shoqërinë mes VIP-ave, por kur përmendet miqësia mes moderatoreve Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, të gjithë jemi të qartë se bëhet fjalë për një ndjejë të vërtetë.

 

Prej kohësh dy vajzat e njohura janë mikesha të ngushta, por shpesh angazhimet dhe rrethanat e tjera, mund t’i bëjnë të kalojnë ditë pa u takuar. Dhe kjo, sigurisht sjell gërricje të bukura shoqërore mes tyre.

 

Kështu ka ndodhur së fundmi. Në një “Ask me a question”, Arbana është pyetur se pse e ka lënë Xhemin pas dorë. E menjëhershme ka qenë përgjigja e moderatores e cila thotë se Xhemi e ka lënë pas dore duke ikur me pushime në Milano me një shoqe tjetër.

 

Edhe Xhemi, pas reagimit të Arbanës, ka pasur një përgjigje.

 

Ajo ka postuar një foto me shoqen e re dhe shkruan se këto janë pasojat e të lënit pas dore.

 

Se kush ka lënë pas dore kë, nuk e morëm vesh. Megjithatë, e rëndësishme është që të dyja, si Xhemi dhe Arbana, po kalojnë ditë të bukura dhe se gjithë replikat me njëra-tjetrën në rrjete sociale janë thjesht shaka mes mikeshash.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...