22-vjeçari në gjendje kritike për jetën, ka nevojë për gjak! Polciët e Rrugores bëjnë gjestin e madh

Strukturat e Policisë së Rrugore Tiranë ditën e diele kanë dhuruar gjak për 22 vjeçarin, Franko Mancellari, i cili u akidentua me motoçikletë para dy ditësh në Gjirokastër.

 

Efektivët u paraqitën masditën e sotme pranë ambienteve të spitalit të Traumës në Tiranë për të dhuruar gjak dhe për tu bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për parandalimin e aksidenteve që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

 

Policia e Shtetit “Njerëzit jetojnë sepse njerëzit dhurojnë”! “Punonjësit e Policisë pranë jush, për të parandaluar; punonjësit e Policisë pranë jush, për të shëruar.”

 

Si reagim solidar ndaj një apeli për të dhuruar gjak, të shpërndarë në rrjetet sociale, nga familjarët të riut Franko Mancellari, 22 vjeç, i cili u aksidentua me motoçikletë, më datë 29.07.2022, në Gjirokastër, një grup i punonjësve të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë janë organizuar me iniciativën e tyre, dhe kanë shkuar gjatë mesditës së sotme, në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të dhuruar gjak.

 

Iniciativa sensibilizuese e punonjësve të Komisariatit të Policisë Rrugore synon të përcjellë mesazhin se mbërritja i sigurtë në destinacion duhet të jetë prioriteti i çdo udhëtimi që bëni. Punonjësit e Policisë Rrugore gjenden pranë qytetarëve, jo vetëm për të ndëshkuar, në rastet e moszbatimit të rregullave të qarkullimit, por edhe për të ofruar gatishmëri dhe solidaritet në ato raste kur ngjarjet rrugore kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.

 

Përmes këtij akti human, Policia Rrugore fton sërish të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre. Së bashku për të mbrojtur jetën!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...