Velipoje, nuk ka plazhe publilke, paguajme shezllone…

Nga Nereida Vitoja

 

Në Velipojë nuk po respektohen hapësirat e plazheve publike. Pushuesit atje ankohen se plazhet publike I zënë pronarët e hoteleve duke vendosur çadra për klientët e tyre.

 

Ata thonë se nuk mund të zgjedhin as të pushojë në shezllone sepse çmimet janë të papërballueshme.

 

Velipoja është një nga plazhet më të frekuentuara gjatë këtij viti. Pushues nga Kosova, Maqedonia por edhe qytete të tjera të vendit kanë zgjedhur të kalojnë pushimet atje sepse çmimet janë më të lira se në plazhet e tjera, por përballja me realitetin I ka bërë të ndryshojnë mendim për shërbimet që ofrohen këtë sezon turistik.

 

TE TJERA