Revista prestigjoze britanike Condé Nast Traveller Magazine i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë, ku e quan “destinacion fantastik i kuzhinës”.
Rama shkruan se revista përmes bujarisë së njerëzve, shijes së verërave dhe aromës së erëzave të shumëllojshme, në 10 faqet e këtij artikulli, Shqipëria prezantohet si një destinacion “me detyrim përcaktim” i turizmit kulinar, për të përjetuar shijen, transformimin dhe identitetin e veçantë, që shefat shqiptarë të kthyer nga emigracioni apo të rritur prej amvisash shembullore, i kanë dhënë gastronomisë europiane.
“Shqipëria vjen si një destinacion fantastik i kuzhinës në revistën prestigjioze Condé Nast Traveller Magazine🇬🇧
Përshkruar përmes bujarisë së njerëzve, shijes së verërave dhe aromës së erëzave të shumëllojshme, në 10 faqet e këtij artikulli, Shqipëria prezantohet si një destinacion “me detyrim përcaktim” i turizmit kulinar, për të përjetuar shijen, transformimin dhe identitetin e veçantë, që shefat shqiptarë të kthyer nga emigracioni apo të rritur prej amvisash shembullore, i kanë dhënë gastronomisë europiane” shkruan Rama.