“Greqi çfarë gomerësh nxjerr tani”, Artan Hoxha ironizon emisionin e Çanit: Kujdeset të na përshëndesë çdo të premte

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar emisionin “Zonë e Lirë”, i cili prej vitesh moderohet nga Arjan Çani dhe ku transmetohet çdo të premte në ekran për publikun shqiptar dhe jo vetëm.

 

Në një postim në Facebook, Hoxha thotë se çdo të premte në mbrëmje Çani kujdeset të përshëndesë shqiptarët me këngën greke ,“Athina mu” (Athina ime).

Ai thotë më tej se disa greqishtfolës, hiqen me grekë se nacionalistët ekstremistë grekë.

 

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

 

Papakonstandinu;”Greqi, toke e heronjve, çfare gomeresh nxjerr tani”… Per pak harrova qe eshte e premte. Si çdo te premte ne mbremje, dikush kujdeset te na pershendes gjithnje ne nje ekran kombetar, me kengen greke, “Athina mu”(Athina ime)… Mbase kenga qe u pershendes çdo te premte ne mbremje, “Greko maskara” u eshte merzitur, prandaj sot po u pershendes me njerin nga kengetaret me te medhenj te rrokut grek, Vasilis Papakonstandinu…

 

Te mesuar gjithnje me buzukun grek, Papakonstandinu me terhiqte vazhdimisht, jo thjesht pse ishte nje kengetar i madh ndryshe nga kengetaret greke te tradites, jo pse ishte rebel dhe mjaft i dashur nga rinia, por sepse vazhdimisht ne tekstet e kengeve te tij, kishte mesazhe te forta politike, kunder politikaneve dhe ultranacionalisteve greke… Kenga mban titullin: “Greqi, toke e heronjve, çfare gomeresh nxjerr tani”… Titull qe me vjen ndermend sa here me shfaqen ne ekran, keta allvanozet greqishtfoles, te cilet hiqen me greke se nacionalistet ekstremiste greke.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...