VIDEO/ Fansi e prek në mes të skenës, këngëtarja e njohur shqiptare bën reagimin…

Situata të ndryshme i ndodhin artistëve nëpër koncerte gjatë gjithë vitit, e sidomos në turet verore.

 

 

Një situatë shumë funny i ka ndodhur së fundmi edhe Kidës, teksa performonte në club në mbrëmje.

 

Publiku ishte shumë pranë skenës ndaj dhe ata që po shijonin koncertin, mund ta preknin fare lehtë edhe këngëtaren.

 

Një fanse nisi t’i prekë gishtat e këmbës, ndërsa Kida u habit nga ky veprim. Megjithatë, ajo e kaloi skenën me të qeshur teksa e pyeti në mikrofon:

 

“E ç’ka ke ti me gishtat e mi, a bën ta di?”

 

 

Të gjithë nisën të qeshin ndërsa Kida iu rikthyer performancës së saj.

 

 

Këngëtarja është përfolur shumë së fundmi në mediat rozë për romancën e saj.

 

Para disa kohësh, pati shumë aludime se ajo ishte në një lidhje dashurie me një djalë që jeton në Dubai, por tani nuk ka më dyshime. Këngëtarja është fotografuar teksa shijon pushimet në Ulqin bashkë me djalin që i ka vjedhur zemrën.

 

 

TE TJERA