Vendimi i qeverisë / Dy ditë pushim për punonjësit e administratës që dhurojnë gjak

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një dalje per mediat, pas mbledhjes së qeverisë, bëri me dije vendimin e fundit të qeverisë në lidhje me dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë në vend.

 

 

Manastirliu tha se punonjësit e administratës që do të dhurojnë gjak do të mund të marrin dy ditë pushim, ditën e dhurimit të gjakut dhe ditën pasardhëse. Ndërsa për përsonat që do të dhurojnë gjak minimumi tre herë në vit sipas një kalendari të përcaktuar do të kenë mundësi të pushojnë 7 ditë në shtëpitë e pushimit.

 

“Kemi marrë sot një vendim për veprimtarinë e dhurimit vullnetar të gjakut nga punonjësit e administratës shtetërore se kemi parë një angazhim të strukturave dhe institucioneve tona. Tashmë kemi vendosur që të kemi konsoliduar një kalendar të posaçëm të organizuar nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut dhe nga institucionet e administratës shtetërore.

 

Për ata nënpunës që do të dhurojnë vullnetarisht gjak parashikohet që jo vetëm ditën që japin gjak kanë të drejtën për t’u larguar nga puna por edhe ditën e nesërme ta ketë pushim.

 

Pra të nesërmen e dhurimit të gjakut. Nga ana tjetër për ata adhurues të cilët do të dhurojnë gjak minimumi tre herë në vit sipas një kalendari të përcaktuar do të kenë mundësi të pushojnë në shtëpitë e pushimit të ministrve respektive 7 ditë përgjatë një kalendari të organizuar nga institucionet”-tha Manastirliu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...