Vajza e sëmurë mbahet me zinxhirë në Laç, Spitali Psikiatrik nuk e mban

Nga Artur Zaimi

 

 

Nëna me vajzën e sëmurë që e mban të lidhur me zinxhirë vazhdojnë të sorollatet nga institucionet shëndetësore.

 

Pasditen e djeshme autoambulanca e Laçit mori vajzën dhe e dërguan në Spitalit Psikiatrik në Tiranë.

 

Për shkak të shkallës së paaftësisë që i është caktuar disa vite më parë, grupi i dytë, nuk u mbajt në spital.

 

Vetëm grupi i parë përfiton shërbim. E dëshpëruar nënë Marta sqaron se çfarë i tha mjeku.

 

 

“Doktori më tha do të japim një letër që t’ia çosh mjekut Gezim Sinani në Lac. Që të kalojë në grup të parë”.

 

Nëna e vajza u kthyen mbrapsht prej burokracive.

 

31 vjeçarja duhet të dalë sërish në komision dhe të plotësohen dokumentet të tjera. Deri sa të përfundojnë procedurat vajza do jetojë e lidhur me zinxhir, pasi është agresive.

 

“Doja ta trajtonin në spital ose në qendër por pasi më thanë këta jam e detyrua ta mbaj vetë.”

 

Nënës dhe vajzës nuk ju sigurua kthimi në fshatin Zheje të Kurbinit ku banon. U lanë në rrugë me preteksin se nuk ka autoambulancë për rastet që nuk janë urgjente.

 

Nëna nuk kishte para me vete as nuk di rrugët e Tiranës, që të shkonte tek furgonët. Familjaret lajmëruan gazetarin Ahmet Zani, i cili u nis dhe i mori me mjetin e tij

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...