Kur të gjithë menduan se ai u pendua, Cllevio bën kthesën e papritur dhe kthehet në pozicionet e mëparshme sulmuese. Ai e ka ofenduar sërish rëndë Noizyn në rrjetet sociale.
Ai ka qenë duke parë një video të një personazhi të njohur të rrjeteve sociale me emrin Izet dhe në atë moment ka shpërthyer ndaj Noizyt, duke thënë: “O Noizy të q*fsha robt!”.
Noizy siç duket dhe nga reagimi që ka pasur pasi Cllevio i kërkoj falje ka qenë skeptik dhe nuk e ka besuar pasi është shprehur se nuk ka besim tek ai dhe gjithçka mbetet për t’u parë dhe duket se Noizy paska pasur të drejtë.
“Unë ende s’kam besim tek ti! Gjithsesi shohim, të jesh mirë”- me këto fjalë iu drejtua Noizy Kleviol Ahmetit i njohur thjesht si Cllevio pasi ai i kërkoi falje dhe tha se nuk do e shante dhe nuk do merrej më me të. Vetë Cllevio iu përgjigj:
“Je skeptik e di, sepse edhe unë jam tip supersticiozi”.
Videoja ka shkaktuar shumë polemika në rrjet teksa i menjëhershëm ka qenë reagimi i një tjetër personazhi të njohur në rrjetet sociale. Aleks Vishaj është mik me Cllevion dhe Noizyn dhe nxiti pajtimin e tyre. Madje ai foli në emër të Cllevios duke thënë se i kërkonte ndjesë Noizyt.
Në një video në rrjetet sociale ai shprehet i zhgënyer nga Cllevio për të cilin thotë se nuk ka çfarë të bëjë më. “Po u futa më live me Cllevion hajdeni më shani sa të doni. Nuk kam çfarë të bëj. Nuk është vëllai im. Nuk mund të flasë më kurrë mirë për të. Unë e kam ditur se është djalë i mirë. Po tani nuk ka më punë me të, le të shohë punët e veta dhe mos të më ngatërrojë më mua.”