“Nuk ka shërim”, këngëtarja shqiptare tregon për sëmundjen që vuan çdo verë

Këngëtarja e njohur, Olta Boka, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e shumtë një problem shëndetësor, i cili e shoqëron çdo verë. Ajo ka publikuar një “Instastory”, ku shkruan se është alergjike ndaj diellit dhe ekspozimi në diell i shkakton menjëherë probleme në lëkurë.

 

“Ah kjo alergjia e diellit që s’më la rehat as këtë verë. Nëse në fund të pushimeve më shihni të bardhë, mos e fusni gishtin në plagë. Më qan zemra për pak ngjyrë, por vetëm me pak ekspozim në diell (me krem mbrojtës) dhe lëkura ime merr flakë nga kruajret e alergjisë”- shkruan Olta, duke kërkuar edhe këshillat e ndjekësve të saj.

 

Teksa po bashkëbisedonte me fansat e saj, këngëtarja e njohur zbuloi gjithashtu se ka tashmë disa vite që vuan nga kjo sëmundje, ndërsa tregoi edhe detaje të tjera rreth problemeve që i shkakton.

 

Boka shkruan se sëmundja, të cilën ia kanë cilësuar si “seborreic”, nuk ka shërim por mbahet nën kontroll, ndërsa shton se së fundmi ka filluar të besojë një teori tjetër rreth saj.

 

“Në fakt unë vuaj nga dermatitis, por ma kanë cilësuar si seborreic, duke qenë se gjatë pjesës tjetër të vitit vuaj nga tharje të përgjithshme të lëkurës dhe petëzim të kokës në cepat e saj.

 

Këto sëmundje të cilësuara autoimmune, thuhet që nuk kanë shërim, por vetëm mbajtje nën kontroll dhe përmirësim me anë të mirëmbajtjes, por këto kohët e fundit kam filluar të besoj në teoritë e Anthony Williams te Medical Medium, i cili pretendon zhdukjen e sëmundjeve autoimmune nëpërmjet një regjimi strikt ushqimor duke shmangur ushqimet kryesore që aktivizojnë këto sëmundje! Në shtator do ta testoj dhe do ju përditësoj!”, shkruan këngëtarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...