Katër administratorë të bizneseve në plazhin e Gjipesë në Himarë janë proceduar penalisht nga Policia, pasi kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, duke zënë hapësirën publike.
Siç shihet dhe nga pamjet e shperndara nga policia e shtetit, plazhi tashmë është publik dhe atje janë vendosur turistët me çadra kampingu.
Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë.
“Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për shtetasit:
Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.