Nënë e Ledri Vulës: Sara dhe ai jetojnë me ne, por duam që të ikin të jetojnë vetëm

Xheraldina dhe Agron Vula, dy prindërit e reperit Ledri Vula ishin të ftuar në “Pardon my French”, në Top Albania Radio ku gjatë intervistës zbuluan shumë për jetën e tyre.

 

Agroni zbuloi se Ledri dhe Sara jetojnë me ta, por kanë ndërmend të largohen.

 

“Sara dhe Ledri jetojnë me ne. Ata do ikin. Edhe ne kemi dëshirë që ata të ikin. Të jenë vetë, t’i çelin rrugën e vetvetes”, tha ai.

 

“Ledri dhe Sara tani janë në plan të dytë. Plani i parë është Poi. Dashuria ndaj ‘syrit të syrit’ është diçka… Unë tani i kam dy vajza, Sarën dhe Poin. Ledri është pak introvert. Nuk del nga shtëpia pa i përqafuar dhe përshëndetur të gjithë. Është shumë i dashur, është shumë empatik, e ka qejf botën e vetë, kohën e vetë. Sara po ia kupton botën shumë mirë. Kohën e vetë e sakrifikon për Poin. Thotë mos më festoni ditëlindjen, mos më bëni surpriza, por kur ia bëjmë, i shijon shumë”, u shpreh Xheraldina.

 

 

 

A do bëjnë dasmë Ledri dhe Sara?! “I kam thënë të bëjë dy dasma. Një për miqtë e një për familjarët”, u përgjigj Agron Vula.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...