Kush ishte këngëtarja shqiptare që e bëri Ramën të kërcente si kurrë më parë sot në shesh (video)

Një koncert gjigant është duke u zhvilluar në sheshin “Skëndebej” ku po performojnë këngëtarët më të mirë, duke elektrizuar mijëra qytetarë të pranishëm në shesh.

 

Të pranishëm gjithashtu janë edhe politikanët shqiptarë duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe deri tek ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim.

 

Por momenti pikant i mbrëmjes ka qenë performimi i këngëtares Anxhela Peristeri, e cila ka bërë edhe vetë kryeministrin Edi Rama të kërcejë nën ritmet e muzikës së saj, ndërsa këndoi këngën që përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion”.

 

Përveç muzikës nuk kanë munguar as mesazhet e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden dhe zyrtarëve më të lartë të BE-së.

 

Ndërsa në një mesazh të shfaqur në monitorët gjigantë të vendosur në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar marrëdhëniet 100 vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ndërsa ka renditur edhe disa nga arsyet që e bënë vendin tonë t’i hapej dera në bashkimin Europian.

 

Por ajo që e ka bërë edhe më të veçantë këtë mbrëmje festive ka qenë momenti kur në monitorin gjigant të vendosur në shesh është vendosur mesazhi i Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, i cili ka bërë një urim të përzemërt për gjithë shqiptarët për 100 vjetorin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Amerikës.

 

TE TJERA