I përfshirë në dosjen e ish-Sigurimit? Meta: Jam 1 milionë % i pastër, jam verifikuar që në kohën e të madhërishmit Berisha

Ish-presidenti Ilir Meta është ndalur sëridh në lidhje me daljen e emrit të tij si ish-bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit.

Meta tha se ai është verifikuar një herë për këtë çështje që nga koha e “të madhërishmit Berisha”, siç e quajti ai vitin 1996.

Ai u shpreh se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi dhe kërkoi që qeveria të bëjë një ligj të posaçëm për të hapur të gjitha dokumentet,

“Do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Jam 1 mln përqind i pastër. Jam verifikuar që në vitin 1996 kur ishte i madhërishmi Berisha. Unë e di shumë mirë kush e ka bërë këtë intrigë. Pikërisht sepse ka lindur një force e re politike, Partia e Lirisë.

Tani nuk ka më opozitë që e shet ndeshjen por ka një opozitë të vërtetë. Dhe këtë opozitë të vërtetë do ta rrëzojmë përdhe shumë shpejt. Ata përdhe janë por deri tani nuk kishte kush t’i dilte si alternativë. Tani opozita është alternativë ndaj tani ata do të mbajnë përgjegjësi. Ta ndryshojnë ligjin si të duan. Të bëjnë një ligj të posaçëm për të hapur dokumentet për Ilir Metën që nga çerdhja. Ilir Meta ka qenë student i dhjetorit dhe në krye të këtyre proceseve”, tha ai.

TE TJERA