Le të bëjmë një quiz! Sa nga ju dinë diçka nga jeta private e Taynës?!
Doruntina Shala (Tayna) prej disa vitesh është pjesë e showbizit shqiptar. Ndonëse është gjithmonë prezente në rrjete sociale dhe media, ajo perflitet vetëm për karrierën e saj.
Është shumë e vështirë të merret vesh diçka nga çështjet e zemrës së reperes.
Së fundmi, Tayna e ka shkrirë disi akullin, duke na prezantuar të gjithëve me babain e saj. Sot i ati i reperes feston ditëlindjen dhe Tayna ka zgjedhur ta urojë publikisht. Me anë të një Instastory ajo shkruan: “Gëzuar ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm në botë për mua, babit.”
Një muaj më parë kujtojmë që në rrjet qarkulluan disa foto të këngëtares e cila ndodhet në Milano dhe krah saj është një mashkull misterioz i cili dyshohet se është futbollisti i njohur Giovani Santoro. Dyshja dukeshin duke shkrepur disa fotografi me njëri-tjetrin. (Pamjet u publikuan nga faqja ‘Vipat e Bllokut’).