Ende asnjë gjurmë nga humbja e nënës 30-vjeçare nga Durresi, familjarët: Shpërblim për ata që japin info

Gruaja që shihni në foto është 30-vjeçarja me inicialet E.D. nga Durrësi. Ajo është larguar para dy ditësh nga shtëpia dhe familjarët e saj nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen.

 

30-vjeçarja është larguar të hënën, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të.

 

Bashkëshorti i saj ka bërë denoncim në polici dhe forcat e rendit kanë nisur punën për gjetjen dhe rikthimin pranë familjes.

 

Një prej familjarëve ka shkruar së fundmi për JOQ dhe ata kanë vendosur që të japim shpërblim për këdo që jep informacion të saktë.

 

Ata nuk kanë marrë asnjë informacion përveç disa indicieve të që 30-vjeçarja mund ndodhet në Tiranë. Ishte nënë dhe bashkëshorte shembull – shkruan i afërmi i Ersidës.

 

Ndërkohë për këtë ngjarja ka reaguar dhe policia e Durrësit që fton këdo që ka informacione të kontaktojë direkt me ta, thuhet ndër të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...