E rëndë! Incident në koncertin e këngëtares shqiptare, fishekzjarret plagosin disa persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një koncert të këngëtares shqiptare Dua Lipa në Toronto.

Disa fansave të cilët futën fishekzjarrë brenda ambienteve ku u mbajt koncerti i yllit shqiptar, duke i ndezur dhe duke plagosur disa të pranishëm.

Këngëtarja u ngjit në skenë në Scotiabank Arena të mërkurën mbrëma, kur disa fishekzjarrë u shpërthyen drejt dyshemesë dhe skenës. Në videon nga incidenti, shihen shpërthime të shumta me ngjyra të ndryshme teksa në skenë po përforcojnë Dua Lipa dhe balerinët e saj shoqërues.

Një përfaqësues i Shërbimit Policor të Torontos tha për TMZ se ata morën një telefonatë pak para mesnatës për fishekzjarrë në fund të shfaqjes.

TMZ raporton se të paktën tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, por për fat të mirë, askush nuk ka pasur nevojë të shtrohet në spital. Gjithashtu nuk ka pasur dëmtime në arenë, një fakt fatlum nisur nga mundësia e zjarreve.

Në këtë kohë, policët po punojnë me stafin e sigurisë në Scotiabank Arena për të shqyrtuar pamjet e sigurisë dhe për të përcaktuar se si u futën fishekzjarrët brenda dhe kush është përgjegjës për ndezjen e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...