Arjan Çani: Shumica e shqiptarëve vetëm hanë, pinë, dhj*sin dhe flenë!

Në një emision publik gazetari Arjan Çani ka deklaruar se shumica e njerëzve në Shqipëri janë bazikë dhe nuk informohen. “Shumica vetëm hanë, pinë, dhj*sin dhe flenë”, deklaron ai.

 

Ndër të tjera gazetari mendon se pjesa më e madhe e shoqërisë janë nivel i ulët sikundër pjesa që lexon dhe informohet.

 

“Unë them, që me përjashtim të disa banorëve që jetojnë në qendrat e qyteteve kryesore, mund të gjesh njerëz që lexojnë pesë libra, informohen, janë të shqetësuar për botën, jo vetëm për hallet e tyre.

 

Pjesa më e madhe, më rezulton që niveli i shoqërisë është shumë i ulët.

 

Njerëzit, shumica e tyre, dhe kjo nuk është fyerje sepse nuk është faji i tyre, shumica janë njerëz totalisht bazikë, që ngrihen në mëngjes, kur kanë punë bëjnë një punë, hanë, pinë, dhje*in dhe flenë. As nuk informohen dhe as nuk shohin çfarë ndodh në botë. Këta janë pafund.”

 

Çani thotë se fundjavat në Dajt janë plot me njerëz që shkojnë të hanë mish. Ai deklaron se këta njerëz kanë moto vetëm funksionet bazike të jetës dhe i quan njerëz të nivelit të ulët në shoqëri.

 

“Po si e shpjegon ti këtë ngrënie mishi në fundjavë, është masive…. Nuk bëj shaka. Të ftoj këtë fundjavë, pimë një birrë në Dajt. Të shtunën nuk mbërrin në Dajt, bëhet rradhë me kilometra.

 

Ka pafund lokale dhe nuk kalon dot atje. Kur kam parë këtë skenë, pyeta policin, cfarë ka ndodhur? Më tha polici, Arjan nuk ka gjë, kështu është cdo fundjavë, sepse shkojnë hanë mish të pjekur në Dajt. Nuk kaloje dot.

 

U tremba vëlla. Imagjinova numrin e madh të qingjave dhe kafshëve të shkreta që duhet të theren cdo fundjavë. Imagjino edhe në Durrës, që ikin edhe për peshk.”

TE TJERA