Filmi më i ri i Eduart Grishajt “Sofia” ka vetëm dy javë që ka përfunduar.
E megjithatë triumfet kanë nisur. Së fundmi filmi është vlerësuar me dy çmime në “Falcon International Film Festival” në Londër. Çmimin “Filmi më i mirë” dhe “Regjisori më i mirë”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Eduarti përmes një postimi në “Instagram”.
Në film interpreton e madhja Tinka Kurti si dhe Adem Karaga, Rita Gjeka, Çun Lajçi e Alfred Trebicka. Duket se ky është vetëm fillimi i suksesit për filmin “Sofia”.
Në postim, Eduarti ka bërë të ditur se filmi do të vijë shumë shpejt në kinema. Kujtojmë se disa nga xhirimet e filmit janë bërë në Serbi.