Tefta Radi: Gazetari i njohur flet me mllef per moderatoret ku 70% e tyre…

Theksi logjik, zëri, diksioni, shqiptimi drejt i fjalëve janë elemente kyç të punës së një spikeri/eje të televizionit, por edhe të radios.

 

Gazetari Bledi Strakosha, përmes një copëze nga edicioni i dikurshëm i lajmeve në RTSH prezantuar nga Tefta Radi, me zërin e saj karakteristik duke nënvizuar se sa rëndësi ka diksioni dhe shqiptimi për një moderatore.

 

Në një kohë kur e gjithë vëmendja është fokusuar tek imazhi, duke lënë ndonjëherë anash edhe përmbajten, sipas tij, zëri, elementi më i rëndësishëm është neglizhuar vitet e fundit në mediat tona.

 

“Kjo është një copëz nga edicioni i dikurshëm informativ i TVSH. Dëgjoni me vëmendje znj. Tefta Radi, sa bukur e shqipton fjalën e ç’diksion ka.

 

Sot, 70% e moderatorëve/reve kanë një zë acarues dhe nuk dinë as të shqiptojnë fjalët siç duhet.

 

Zëri, elementi më i rëndësishëm por më i neglizhuar vitet e fundit në mediat tona”, shkruan gazetari.

TE TJERA