Punonte në Call Center, zhduket në mënyrë të habitshme nëna e dy vajzave në Durrës! Kush e sheh të…

Gruaja që shihni në foto është 30-vjeçarja me inicialet E.D. nga Durrësi. Ajo është larguar para dy ditësh nga shtëpia dhe familjarët e saj nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen.

 

30-vjeçarja është larguar të hënën, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të.

 

Bashkëshorti i saj ka bërë denoncim në polici dhe forcat e rendit kanë nisur punën për gjetjen dhe rikthimin pranë familjes.

 

“Më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar T. D. se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, E. D., 30 vjeçe, dhe nuk është kthyer më.

 

Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi më herët policia. 30-vjeçarja, në momentin që është larguar nga shtëpia kishte veshur pantallona të bardha dhe një bluzë të zezë.

 

Kushdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e saj të kontaktojë në numrat e telefonit 069 24 67 605 dhe 069 20 50 608″, citohet në njoftimin e policisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...