“Punoja në ndërtim”, Gent Zenelaj zbulon skenën e sikletshme kur e ndaluan policët

Aktori Gentian Zenelaj ka zbuluar se para se t’i hynte botës së aktrimit dhe televizionit, ka punuar në ndërtim në Shëngjin.

 

Në një intervistë për “Pushime on top” nga bregdeti i Shëngjinit, aktori tregoi një histori të shumë viteve më parë kur punonte në ndërtim, edhe pse 17 vjeç. Genti tha se bregdeti ishte shumë më ndryshe sesa sot dhe dikur e kanë ndaluar dy policë për t’i kontrolluar çantën në të cilën mbante bukën, pasi dyshonin se kishte dinamit.

 

“Kam një skenë epike. Ka qenë periudha e 96’ kur punoja në ndërtim, isha i ri. Dilja nga shtëpia ime shkoja në në bregdet dhe shkoja në Kune, ku kishin nisur të ndërtoheshin vilat e para. Kisha çantën e bukës dhe bluzën me vete. Dëgjoj dy njerëz që më thërrisnin, kthej kohën dhe shoh dy policë me armë në dorë që më thonë mos lëviz.

 

Unë atëherë mund të isha 17-18 vjeç, më thanë hap çantën mos lëviz policia kontroll. Ishte periudha kur njerëzit hidhnin dinamite. Kishte kontrolle se nuk ka pasur kaq njerëz sa sot. E kam episod shumë interesant. Ato policët i takoj edhe sot, i kam miq. Kisha vetëm bukën, po shkoja në ndërtim”, tha Zenelaj.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...