Kanë vite të lidhur bashkë/ Alban Hoxha flet për lidhjen me Çiljetën: Nuk e …

Portieri i njohur Alban Hoxha ka folur sot për raportin që ka me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, por si gjithmonë, i rezervuar, pasi çifti nuk dëshiron që të ndajë detaje nga jeta personale me publikun.

 

Teksa ishte i ftuar këtë mëngjes në ‘Wake Up’, Albani tha: “Kjo është një zgjedhje që nuk duam të bëjmë publike, janë gjëra personale.

 

Kështu që nuk kemi çfarë ndajmë me publikun. Unë u zgjova i pari sot. Stërvitjen e kam herët në mëngjes, kështu që duhet të çohem herët, përveç asaj pjesës që nuk mund të ngrihesh në minutën e fundit dhe të shkosh në stërvitje”.

 

I pyetur nëse është mashkulliqë i përgatit kafen e mëngjesit partneres, portieri tha: “Jo jo, deri të kafja jo. Unë çohem pi kafen te lagja, nuk bëj zhurmë kur çohem herët, që mos e bezdis”.

 

Çiljeta dhe Albani janë prej disa kohësh në një lidhje mes tyre, që herë pas here ka pasur dhe krizat e saj, por duket se tani marrëdhënia mes të dyve është bërë më serioze, dhe ata kanë nisur dhe jetesën së bashku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...