“Ilir Meta, nuk ke nevojë të japësh jetën për Shqipërinë por të mos e vjedhësh Shqipërinë”

Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratës që bëri dje ish-Presidenti Ilir Meta, i cili tha se ishte gati të jepte jetwn për Shqipërinë.

 

Zeka shkruan se për Shqipërinë nuk ka nevojë të vdsë njeri, por ka nevojë që të mos vidhet djersa e shqiptarëve. “Ilir Meta: “Jam gati të v des për Shqiperinë”

 

“Për Shqipërinë nuk ka nevojë me vd ekë, po ka nevojë mos me vjedhë djersën e shqiptarëve. Hajde ma thoni se cili politikan nuk ka vjedhur, dhe nuk është pasuruar me paratë e taksapaguesve të qytetarëve shqipëtar?

 

Në gishta i numëron! Betimi do duhej të ishte: Jam gati mos me vjedhë Shqiperinë!”-shkruan analisti Zeka në postimin e tij.

 

Nderkohe ish-presidenti Ilir Meta ka thënë se nëse anëtarët e Partisë së Lirisë nuk janë dakord me emrin, ata mund të shkojnë në referendum.

 

Në një konferencë me gazetarët, Meta se si do të zbatohej referendumi, kur për emrin e ri të partisë ai nuk pyeti anëtarët, por vendosi vetë.

TE TJERA