Tejkalohet rekordi i ditëve të fundit, ja si do të jenë temperaturat këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës së sotme do të dominohet nga orët e shumta me diell në të gjithë vendin tonë.

Por pjesa e dytë e ditës shfaq vranësirat kalimtare të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore, por nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje përgjatë zonës malore.

Po ashtu gjatë mbrëmjes dhe natës vijojnë të jenë prezente vranësirat kalimtare të cilat më të fokusuara do të mbeten në Verilindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

TE TJERA