Roza Lati i është bashkuar trendit të fundit në Instagram ku fansat mund të bëjnë pyetje anonim. Moderatorja nuk ka ngurruar të ndajë histori edhe nga jeta personale.
Fillimisht e pyetur për ish-at, Roza tregoi se 99.9% të rasteve është ndjekur nga ata. Ajo tregoi se ish-partnerin e ka bërë të qarë dhe se aktualisht nuk është në një lidhje.
Moderatorja ndau dhe një histori, kur u pyet nëse ka rrahur ndonjëherë njeri. Ajo tregoi se nuk ka arritur kurrë në atë pikë, por kur ishte 21 vjeç ka gjurmuar me shkop bejsbolli një vajzë, e cila i ishte vardisur të dashurit të saj.
“Nuk e kam çuar kurrë veten në atë pikë të konfliktit. Jam e shkathët dhe e pres me thikë që në bisedë. Pa e çuar në atë pikë.
Poor kur kam qenë 21 vjeç, mbaj mend që kam gjëmuar për rreth 3 javë njërën me shkop bejsbolli se ju qep të dashurit tim. E bëra të mos dilte nga shpia një muaj nga frika. Këtë po”, tregoi Roza.
Roza Lati është një nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale, pasi gjithmonë i thotë gjërat ashtu si mendon, flet troc, pa doreza.