Rama tregon plazhet publike ku nuk paguhet asnjë lekë, janë shumë të pastra dhe të mirëmbajtur (foto)

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me pamje ng plazhet publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil .

 

Kryeministri Rama shkruan se plazhet publike mirëmbahen dhe pastrohen nga bashkia dhe është plazh pa pagesë për pushuesit ku mund të shkojë kush të dojë.

 

“MIRËMËNGJES ☀️ dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, , ju uroj një ditë të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.

 

Ashtu si cdo sezon tjetër veror edhe sivjet mbetet një problem më vete hapësira mes plazheve private dhe atyre publike në gjithë zonën bregdetare.

 

Ka një diferencë shumë të madhe mes plazheve private dhe atyre publike, ku në këto të fundit gjendja lë për të dëshiruar në përgjithësi.

 

Përsa i përket plazheve private, cmimi në to është më i lart se vitet e kaluara, qoftë shezlongjet, qoftë edhe shërbimet e tjera në bar-restorante etj.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...