Policia bën “bingo” arreston ish-kolegun e tyre me snajper në makinë (Video)

Një ish-efektiv policie i identifikuar si Remal Rada është arrestuar nga uniformat blu pasi mbrëmjën e së dielës

(24 korrik 2022) në afërsi të rrugës së Elbasanit, Tiranë, në makinën tip Benz më targa të huaja që drejtohej prej tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip Snajper.

Nga kontrollet e ushtruar nga efektivët e komisariatit nr 1 në makinën e ish policit u gjet edhe nje pult që përdorej për mbulimin e targave të makinës së tij.

Mësohet se Rada ka qenë ish polumbar i RENEA-s

Shërbimet e ketij komisariati ushtruan edhe kontrolle banese ku u gjeten një pistoletë dhe fishekë. Por ish-efektivi nuk lëvizte vetëm por i shoqëruar nga një tjetër shtetas i identifikuar si Elton Hithi që gjithashtu edhe ai u bë subjekt kontrolli ku edhe atij iu gjeten një armë zjarri në banesë.

Operacioni i koduar “Double Strike” vijoi dhe me kontrollin e banesave të dy të arrestuarve ku u sekuestruan 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.

TE TJERA