Pasi na përvëloi vjen lajmi i madh! Rikthehet shiu, ulen temperaturat

Një shi si bekim po pritet. Aktualisht masat e nxehta ajrore që kanë përfshirë vendin tonë do vijojnë të jenë prezente edhe ditën e nesërme, por të enjten gjithçka do të ndryshojë.

Nga e enjtja, moti do të pësojë ndryshim duke bërë që në disa zona të rikthehen reshjet e shiut. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në vendin tonë ka parashikuar ulje të temperaturave.

Ndërsa e njëjta situatë pritet të vijojë për disa ditë me radhë duke bërë që edhe fundjava të karakterizohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe mot i freskët në pjesën më të madhe të vendit.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përkohësisht në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi mesatare deri në 10m/s.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë. Ndërsa temperaturat parashikohen që të luhaten: në zona malore 17 deri 34°C; në zona e ulëta 17 deri 39°C; ndërsa në zona bregdetare 19 deri 37°C.

Mirëpo me rënien e shiut, temperaturat, pritet të pësojnë një rënie në rang vendi deri në 34 gradë celsius, apo dhe më shumë në zonat juglindore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...