“Në tetor Rama nuk do të jetë më kryeministër”/ Nard Ndoka bën deklaratën ‘bombë’ dhe zbulon “planin” e opozitës

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ftuar në “Fax News” ka folur për situatën politike në vend madje ka paralajmëruar surpriza në shtator-tetor.

Ndoka thekson faktin që në muajin tetor do ta gjejë Shqipërinë pa Ramën kryeministër duke shtuar se protestat do të të vendosin në panik kreun e qeverisë.

“Berisha është një politikan terreni, protesta është jeta e tij. Shtatori do të ketë surpriza, ndoshta tetori nuk e gjen Ramën fare si kryeministër. Protesta është një test të cilin e shikon cdo njeri sot. Rama është futur në panik dhe nuk e mbajnë gjunjtë. Rama për të shpëtuar kokën e tij po pret gjymtyrët e tij të Rilindjes. Rama kërkon të shpëtojë duke futur në burg deputetët e tij apo ministrat”, tha fillimisht Ndoka.

“Partia më e madhe opozitare është PD por kjo do të festohet në zgjedhje. Brenda opozitës ka një lloj konkurrence madje është pozitive në rast se do të ketë një garë mes Berishës dhe Metës. Do të jetë një politikë interesante kjo përtej interesave individuale për cdo lider. Interesi i qytetarëve është largimi i kësaj mazhorance që ka kapur peng këtë vend”, vijoi ai.

Non Grata nga Britania e Madhe dhe nga Amerika? “Këto janë probele të tejkaluara. Berisha e ka fituar betejat dhe kauzat e tij madje kjo e dyta e sfumoi edhe të parë pra ja hoqi rëndësinë fare non gratës së parë. Ne jemi të maturuar si politikë.

Qytetarët e kuptojnë shigjetimet që bëhet në shumicën e rasteve, non grata nuk ka asnjë efekt madje po kthehet në bumerang i regjizorëve të këtyre marifeteve për faktin që ne sot kemi 30 vite pruralizëm. Kjo është një inskenim nga Rama dhe Sorors. Berisha nuk ka asnjë pengesë, kjo u testua me anëtarët e PD-së, vota e shqiptarëve më 6 mars por edhe protesta madhështore e 7 korrikut.

Kjo është e tejkaluar si problem. Berisha bëhet më i fortë kur sulmohet në mënyrë verbale pa fakte, nëse SHBA paraqet prova bindëse atëherë kjo mbështetje nuk do të ishte për Berishën. Cdo qytetar shqiptar e kupton që kjo është një lojë politike që për fatin e keq të saj është bërë edhe Basha. Është rritur besimi te PD pasi kauzat nuk tradhtohen”, përfundoi Ndoka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...