Në market kushton 80 lekë, një shishe ujë në plazhet e Vlorës e shesin sa qimet e kokës

Nëse deri më tani jeni çuditur nga faturat në Dhërmi ku një shishe ujë kapte vlerën 500 Lekë të reja… “s’keni parë gjë akoma” thotë një shprehje.

 

Kostoja për të lagur fytin në resortet me 5 yje të Vlorës kushton as më pak e as më shumë 700 Lekë të reja. Djali i cili e ka porositur ka mbetur i shastisur kur i ka ardhur fatura në atë vlerë.

 

Uji i markës Evian kushton rreth 80 Lekë të reja në supermarkete dhe dyqane, ndërsa tek Marina Bay shitet me 700 Lekë të reja.

 

Djali i cili ka denoncuar faturën me vlerë stratosferike për një shishe ujë, shkruan se edhe në Dubai shkonte nga 3-5$.

 

Ai ka shkruar për JOQ: “Keni par ne ndonje vend te botes 700 lek uji? Edhe ne dubai ka qen 3-5 dollar. Dhe thojn pse jugu bosh kte vit. Po bosh e me bosh do jet kur do me shit ujin 100 per 700”

 

Që cmimet në zonat turistike të jenë më të shtrenjta se në vendet e tjera është mëse normale, por që të kushtojë 10 fish më shumë se cmimi reali s’është aspak normale.

 

TE TJERA