Ishte vjedhur në vitin 2015, Shqipëria i dorëzon Italisë pianon antike: Jemi miq

Një piano antike e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë kulturore italiane, e vjedhur në 2015, do t’u dorëzohet sot autoriteteve italiane.

 

Në lidhje më këtë ka folur dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ai tha se dorëzimii i pianos tregon një shenjë ashkëpunimit serioz me një vend mik që është Italia.

 

“Është një shenjë e bashkëpunimit serioz me një vend mik që është Italia. Ne duam ta shtrijmë këtë bashkëpunim në të ardhmen pse jo për të bërë të mundur riatdhesimin reciprok të të gjitha veprave të trashëgimisë kulturore.

 

Këto vepra të shkojnë aty ku ishin sepse janë pronë e popullit italian. Janë tregues i qartë i identitetit tonë kombëtar” tha Manja.

 

Reagimet kanë qenë të shumta në rrjetet sociale për këtë lajm dhe shumica e quajnë si propagandën e radhës së qeverisë dhe ministrave të saj.

 

Nuk ndodh në asnjë vend tjetër që të dalë në konferencë shtypi ministri i Drejtësisë për një piano të vjedhur, sado qoftë vlera e saj.

 

TE TJERA