Do ketë miting të madh/ Kjo është këngëtarja që ka zgjedhur Rama të këndojë në 28 korrik

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se në mitingun që socialistët kanë organizuar në 28 Korrik në Tiranë, do të jetë e pranishme edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se koncerti do të mbahet për dy ngjarje speciale, që sipas tij janë ajo e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe e dyta çelja e negociatave të anëtarësimit për në BE.

 

“Xhensila do të jetë në shesh!

 

Bashkë në 28 Korrik, me super koncertin në sheshin Skenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

 

Kujtojmë se koncerti i Ramës vjen në një moment mjaft të veçantë, kur pak kohë më parë është mbajtur edhe protesta e 7 korrikut e Berishës.

 

 

TE TJERA