Upsss, Rama shkarkon “Tigrin”, e zëvendëson me të “preferuarën” e tij

Kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin.

 

Sipas kreut te qeverise,tani eshte koha qe roli i zv/kryeministrit të fokusohet tek energjia dhe infrastruktura, ndaj edhe ai e ka zevendesuar Ahmetajn me Belinda Ballukun.

 

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare.

 

Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Dekretet per levizjet ne qeveri jane firmosur nga Presidenti i sapozgjedhur Bajram Begaj.

 

Deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar përmes ironisë për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendëskryeministrit, post që më parë e mbante Braçe.

 

Më herët, Braçe në një intervistë është shprehur se gjatë kohës që mbante postin e zëvendës kryeministrit ka pasur sulme nga brenda mazhorancës kundrejt tij dhe mesa duket, sulmet kanë qenë pikërisht nga ai që i mori postin.”Rreth e rreth përqark, globi rrotullohet; Ditë më ditë, rrotullohet!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...