Rikthehet ‘Zogu i Tiranës’, Hermes Nikaj: ‘Festa ime me alkool, flirt dhe shumë s*ks. Në ‘Big Brother’, për të bërë shumë skandale

Hermes Nikaj mbetet një personazh interesant. Këtë radhë ai ka folur për festën e ditëlindjes së tij, ku nuk munguan VIP-a, alkool, flirte dhe seks. Më tej, “Zogu i Tiranës” flet për historitë e tij të dashurisë, ku veç tipit modern, preferon të qëndrojë tradicional në raport.

 

Nëse do të ishte pjesë e “Big Brother”, spektakli do të ishte i garantuar, ku veç zhurmës që do të bënte, na siguron që nuk do të mungonte as seksi.

 

Sapo festove ditëlindjen, si shkoi festa?

 

Gjithçka shkoi shumë mirë nën kujdesin tim sigurisht dhe të ekipit tim. Mbrëmja festive ishte fantastike. Kishte shumë të ftuar VIP dhe natyrisht që kur bëhet fjalë për festat e mia, atmosfera është e garantuar.

 

Një tip shumë ekstravagant, cila ishte gjëja më speciale në këtë festë?

 

Unë identifikohem me ekstravagancën. Nuk do kishte kuptim festa pa pak pikante brenda. Në aq shumë të ftuar, pashë disa flirte, natyrisht që të ndikuar edhe nga alkooli. Festat e mia s’kanë kuptim pa alkool, flirte, por edhe seks.

 

A mund të kishte një ditëlindje tuajën pa pak skandale brenda? Jemi mësuar tashmë me skandale dhe nuk na bëjnë më përshtypje. Skandali është emri im i dytë. Pastaj seksi nuk është edhe aq skandal.

 

Si ju pëlqen t’ju quajmë sot, “Zogu i Tiranës” apo thjesht Hermes?

 

Hermes është emri im dhe gjithmonë më pëlqen të më quajnë në emër. “Zogu i Tiranës” është pseudonimi që më ka identifikuar ndër vite. Por tashmë njerëzit më flasin Hermes. Më vjen mirë që jam ndër të vetmit që kam ende një pseudonim në vendin tonë.

 

Si po shkon jeta private, kemi ndonjë të re?

 

Jeta private është siç më keni lënë. Kam pasur histori të shkurtra, pasiononte, flirte, por kaq. Momentalisht nuk kam një lidhje, në punë e sipër jemi.

 

A është Hermesi për një lidhje të hapur apo konservator në lidhje?

 

Karakterizohem nga fakti që jam një tip modern. Më pëlqen çdo gjë e bukur dhe më pëlqen të eksperimentoj, por në një lidhje serioze jam tradicional.

 

Në sytë tuaj, kush është sot për sot mashkulli dhe femra më seksi në Shqipëri?

 

Mashkulli me seksi, hmmm pothuajse të gjithë seksi janë.

 

Ku do t’ju shohim në shtator?

 

Kam goxha projekte dhe surpriza. Më kanë ardhur shumë ftesa, natyrisht që po konsideroj ofertën më të mirë. Por jam i bindur që tashmë do të më shikoni në një format komplet ndryshe nga sa jeni mësuar deri më tani.

 

E ke menduar veten në “Big Brother”, çfarë do të sillte Hermesi në këtë format?

 

Mos kujtoni se nuk e kam menduar. Është një format që më përshtatet. Jam njeri pa komplekse dhe aty brenda do të bëja atë që bëj dhe jashtë. Kamera nuk do më ndalonte as të qaja, as të diskutoja, as për seks e skandale.

 

Si do të jetë vera, ku do të pushoni dhe me kë?

 

Kur vjen puna për qejf, nuk kursehem. Pas disa ditësh do të nisem në pushime në Costa Brava të Spanjës. Do të kaloj disa ditë të nxehta me shoqërinë. Panoramaplus

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME