“Qenke mbuluar sot”! Manushi e ngacmon me pyetjen që i bëri, Einxhel ia “mbyll” gojën…

Së fundmi në media është përfolur se Einxhel dhe Dagz do të bëhen prindër për herë të parë.

Ndonëse i kanë mohuar thashethemet, ndryshe tregojnë veprimet e tyre duke kujtuar këtu edhe urimin që Einxhel i bëri Dagzit duke i shkruar “NE të duam”.

Për më tepër moderatorja u rikthye dje në ekran pas kaq kohësh duke u shfaqur në “He/She’s on top”, por veshja e saj ra shumë në sy. Einxhel ishte siguruar të mbulonte mirë pjesën e barkut me një tyl.

Edi Manushi ia vuri në dukje këtë duke i kujtuar dhe lajmet e portaleve. Por Einxhel e ndryshoi temën duke mos folur për shtatzëninë, por diçka komplet tjetër.

Edi Manushi: Që kur ke dal nga Big Brother nuk e di ça të ka gjetur. Kam filluar të mendoj që ato zërat e portaleve janë të vërteta se të shoh dhe të mbuluar.

Einxhel: Jo zemra e di si është puna? Unë këtu ca metra më tutje kam thyer krahun, thashë mos thyej dhe këmbën në Top Channel.

Einxhel vërtet që po shijon dashurinë me Dj dagz të nisur që kur ishin në BBV, por kjo s’do të thotë që është vërtet shtatzënë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...