Ku ka humbur Flori Mumajesi? Edi Rama jep lajmin e bukur për këngëtarin

Pas një kohe të gjatë, Flori Mumajesi i rikthehet skenës dhe performancave. Këngëtari do të performojë në sheshin Skenderbej më 28 korrik, për të festuar dy ngjarje.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se vendi do të festojë për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-ShBA dhe hapjen e negociatave me BE-në.

 

Postimi i plotë i Ramës: Flori do të jetë në shesh. Eja festojmë bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, dy ngjarje speciale: -vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

 

Ndërkohë nuk dihet ende cilët këngëtarë të tjerë do të jenë në këtë koncert festiv, emrat e tjerë pritet të zbulohën orët në vijim.

 

Përsa i përket Flori Mumajesit, ai ka kohë që është shkëputur nga festivalet, këngët e reja dhe nga rrjetet sociale, për arsye që nuk dihen.

 

Me siguri që Florin do e shoqërojnë në këtë koncert festiv edhe djemtë e tjerë të Threedots si Klajdi Haruno dhe Bruno, që gjithmonë sjellin një super atmosferë.

 

TE TJERA