Flori Mumajesi shfaqet pasi u zhduk papritur nga rrjetet sociale. Çfarë ka ndodhur me të?

Flori Mumajesi do bëjë daljen e tij të parë pas shumë kohësh dhe pas zhdukjes nga rrjetet sociale.

 

Artisti i njohur do të performojë në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 korrik, për të festuar dy ngjarje. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë te ditur se vendi do të festojë për 100-vjetorin e marrdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me BE-në.

 

“Flori do të jetë në shesh. Eja festojmë bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, dy ngjarje speciale: -vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.”-shkruan Rama në rrjetet sociale.

 

Të gjithë fansat e kantautorit mbeten në pritje nëse ai do zbulojë diçka lidhur me çfarë po ndodh me të. Flori ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram, pa bërë asnjë lajmërim paraprak dhe të gjithë po mendojnë se çfarë mund ta ketë shtyrë atë drejt këtij vendimi drastik.

 

TE TJERA