Presidenti Bajram Begaj mori zyrtarisht detyrën pasditen e sotme, kur në orën 19 u betua në Kuvend dhe 30 minuta më pas ish-Kreu i Shtetit Ilir Meta i dorëzoi postin e ri, të cilin do e mbaj në 5 vitet e ardhshme.
Por çfarë nuk u pa gjatë ceremonisë së betimit në Kuvend dhe asaj të kalimit të detyrës, të zhvilluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Nga buzëqeshjet, te përqafimet brenda mazhorancës qeverisëse e deri te “parakalimet” në tapetin e kuq, gjithçka është fiksuar në objektivin e aparatit fotografik të LSA-së.