4-vjeçari bie nga kati i dytë, niset direkt drejt Traumës! Policia po…

Një fëmijë 4-vjeç është rrëzuar nga kati i dytë i banesës sot në Sarandë dhe ka marrë lëndimë të shumta.

I mituri është dërguar me urgjencë në spitalin Traumës në Tiranë. Policia po heton për rrethanat e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, në fshatin Berdenesh, Sarandë.

Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht por ende nuk dihen detaje të tjera. Pritet raporti i polotë i policisë që ka shkuar në vendngjarje.

I mituri është nisur drejt Traumës, pasi spitali i Sarandës përtej propaganës është një spital me kushte aspak normale dhe është i lënë shumë pas dore.

Duhej të ishte e kundërta duke ditur që Saranda muajt e verës është shumë e populluar dhe ka nevojë për një spital me kushte normale. I urojmë 4-vjecarit shërim të shpejtë dhe të mos ketë gjë serioze.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...