U lirua nga qelia, kryekomisari i Shkodrës pritet me duartrokitje e lot gëzimi nga protestuesit

Kryekomisar Saimir Rustemi është përshëndetur me protestuesit pas vendimit të Gjykatës së Shkodrës e cila e la me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke zbutur kështu masën e mëparshme “arrest me burg.”

Pasi Gjykata e Shkodrës vendosi masat e sigurisë për 14 të ndaluarit duartrokitje pasuan në ambientet jashtë ndërsa nuk kanë munguar edhe lotët e gëzimit mes protestuesve.

Këta të fundit e kanë pritur me përqafime dhe brohoritje daljen e Rustemit nga ambientet e gjykatës.

“Nderoni veten! Lironi shef Saimirin”, ” Shkodra do shef Saimirin Jo Kriminelet”, “Shef Saimiri, krenaria e policisë”, ishin disa nga mesazhet që ata mbanin në posterat e tyre protestuesit sot.

Qytetarët shkodranë vlerësojnë figurën e Saimir Rustemit dhe kanë dalë në mbështetje të tij. 14 persona u arrestuan në radhët e policisë së Shkodrës, efektivë dhe ish-efektivë. Shkak për këtë janë bërë akuzat për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...