Shkon me pushime në Dhërmi, vë duart në kokë kur pa çmimin e shishes së ujit në lokal (foto)

Dita-ditës shohim në rrjetet sociale fatura të rkipura që vijnë nga Jugu i Shqipërisë, gjë që ka ndikuar në uljen e numrit të turistëve këtë sezon veror.

 

Mesa duket pababëzia e disa pronarëve restorantesh-hotelesh-baresh e plazhe private s’paska të mbaruar. Çmimet e këtij sezoni veror mund të jenë të papërballueshme për një shqiptar me rrogë mesatare.

 

Kjo është arsyeja pse Jugu është zbrazur dhe shumica kanë vendosur ta bojkotojnë, si pushues të huaj ashtu edhe shqiptarë.

 

Në një foto të publikuar pak më parë në JOQ Albania, një pushues tregon faturën që a paguar në një lokal në Dhërmi, ku një shishe uje i ka kuhstuar 5 mijë lekë të vjetra.

 

Teksa ka nga ato hotele që i kanë çuar çmimet e dhomave të pushimit në 200-300€ nata, ka edhe nga ato restorante që e kanë çuar një shishe ujë 0.75L 500 lekë të reja.

 

Deri sa të mbyllet ky sezon veror nuk dihet çfarë do na shohin sytë akoma. Edhe pse ankesat kanë qenë të shumta këtë verë për çmimet e shtrenjta në jug, situata vazhdon të mbetet e njëjtë.

 

TE TJERA