SHKODËR/ JETIMI I SËMURË QË BËN APEL PËR NDIHMË

Nga Senad Nikshiqi

 

Ky është Elvis Sofia, një 36 vjeçar i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. 36 vjeçari është rritur jetim në konviktet e Shkodrës ndërsa për të mos mjaftuar vuajtjet gjatë gjithë jetës, prej dy vitesh sëmundja po e mposhtë dita-ditës. 36 vjeçari bën thirrje për ndihmë…

 

Sokol Murati, kryetar i shoqatës së jetimëve në Shkodër është një prej miqve të tij. Murati thotë se prej tre javësh Elvisi nuk mund të lëviz fare nga shtrati ndërsa tregon se e ka të pamundur të blejë të gjithë ilaçet që shkojnë rreth 150 mijë lekë të vjetër në muaj. Kreu i shoqatës së jetimëve bën apel që ta ndihmojmë Elvisin për ta dërguar në një spital më të specializuar duke qenë se spitali infektiv në Shkodër dhe Tiranë nuk mund ta mbajnë në periudha të gjata.

 

Një thirrje Murati e ka edhe për Ministrinë e Shëndetësisë. Loreta Paço është një tjetër mike e Elvisit e cila kujdeset sa herë që ka mundësi për shokun e saj ndërsa edhe jo ka një thirrje…

 

Për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë Elvis Sofinë ka një llogari bankare të hapur në bankën Kombëtare Tregtare në emrin e tij. Numri i llogarisë është AL 642 55 11 064 3345 CLIDCLALLX ndërsa çdo ditë ndodhet pranë ish konviktit të shkollës pyjore në Shkodër.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...