Kryeministri Edi Rama akuzon dy televizionet e mëdha në vend se po spekulojnë me lajmet për sulmin kibernetik ndaj institucioneve shqiptare.
Top Channel dhe News24, si dhe media të tjera publikuan sot lajmin se hakerat e huaj kanë në dorë dokumente të institucioneve shtetërore shqiptare. Kjo provohej nga një video të cilën vetë grupi i dyshuar e kishte postuar në rrjetet socaile.
Por kryeministri Rama thotë se kjo është e pavërtetë. Rama shprehet në një postim në Twitter se asnjë dokument shtetëror nuk është fshirë, ndërsa sulmi është zmbrapsur falë punës së një ekipi shqiptaro-amerikanësh.
“Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!
Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit”, shkruan Rama në Twitter.
Kreu i qeverisë thotë se një grup ekspertësh do të bëjnë të gjithë raportimin e situatës, sapo çdo shërbim të kthehet si më parë.
Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!
— Edi Rama (@ediramaal) July 24, 2022