Horoskopi javor i Paolo Fox nga 25 deri më 31 korrik 2022: parashikime për të gjitha shenjat e zodiakut

Horoskopi i Dashit Pesë yje për Dashin. Mirë gjërat në dashuri: historitë që lindin tani mund të jenë vërtet të rëndësishme për periudhën në vazhdim. Jeni të shkathët, i merrni shumë gjëra si të mirëqena, por ndonjëherë e keni gabim: përpiquni të qëndroni të qetë sidomos kur të afroheni me njerëz intrigues.

 

Në punë, projekte të rëndësishme janë duke u shfaqur në horizont: mbajeni më mirë situatën nën kontroll, pa u përfshirë nga ankthi i pamotivuar!

 

Horoskopi i Paolo Fox Demi Tre yje për Demin. Keni një “mal” me energji për të çliruar, por kini kujdes sepse paradoksalisht kjo në dashuri mund të bëhet problem. Nuk mund të duroni më ata që nuk të jepen siç bën ti, ose ata që ju kërkojnë vetëm kur duan.

 

Në punë, 2023 do të jetë një vit i rëndësishëm për ju, ndaj mundohuni të filloni projekte tani për të ardhmen. Nuk ju mungon qartësia në mendjen tuaj e do të jeni aktivë sidomos në mesjavë!

 

Horoskopi i Binjakëve Katër yje për Binjakët. Nuk duhet të hiqni dorë nga një histori: Afërdita është në anën tuaj duke ju ndihmuar. Kujdes sepse ditët rreth të enjtes, në frontin sentimental mund të jenë të rëndësishme. Duhet të qartësosh gjërat me veten dhe me zemrën tënde e më pas me gjysmën tjetër.

 

Në punë keni shumë guxim dhe ndiheni të fortë e të vendosur, por mos harroni se detajet janë gjithashtu të rëndësishme dhe nuk duhen nënvlerësuar. Në javët në vijim do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje.

 

Horoskopi i Gaforres Katër yje për shenjën e Gaforres. Hëna dhe Afërdita në mesjavë do të jenë në anën tuaj dhe për këtë arsye dashuria premton për mirë. Jeni të tërhequr nga njerëzit që rezistojnë, që duhet të kaloni vështirësi për t’i fituar, por tani duket se po tentoni që gjërat t’i keni më të gatshme. E me këtë rast, një lajm i mirë në fundjavë.

 

Në punë jeni në një fazë ‘reflektimi’ dhe po tentoni të kuptoni si duhet të jenë lëvizjet e radhës. Mundohuni të vazhdoni me këtë ritëm!

 

Horoskopi i Luanit Pesë yje për Luanin. Mërkuri është në anën tuaj, Afërdita do të jetë po ashtu, më 11 gusht, ndaj dashuria premton gjëra të mëdha. Nëse një histori ka marrë fund, duhet të vazhdoni përpaea dhe të ktheni një faqe të re: nuk ka kuptim të zvarritni marrëdhëniet e pakuptimta, duhet thjesht t’ia nisni nga e para.

 

Në punë, projekte të reja janë rrugës: ndoshta do t’ju duhet të luftoni për të marrë atë që dëshironi, por më mirë të mos krijoni probleme. Me pak fjalë, nëse mosmarrëveshjet mund të shmangen, do të ishte mirë.

 

Horoskopi i Virgjëreshës Katër yje për shenjën e Virgjëreshës. Në dashuri, ka ardhur koha për të bërë zgjedhje, duke u bazuar edhe në planet për muajt që vijnë e duke mos menduar vetëm momentin. Beqarët po ndizen nga dëshira për të ndryshuar statusin e tyre dhe kjo nuk do të jetë e vështirë. Mjaft që të lini veten të shkojë pas emocioneve, sidomos të mërkurën.

 

Në punë, idetë janë aty, mjafton t’i vini në jetë. Dhe atëherë mund ta shikoni të ardhmen me besim. E me plot optimizëm!

 

Horoskopi i Peshores Katër yje për shenjën e Peshores. Ju jeni romantik, doni ta lini veten të shkojë pas ndjenjave të çastit dhe larg bërjes së hedapeve në çdo hap. Por në realitet keni edhe frikë se mos bëni gabime apo hidhni hapa të gabuara. Tani ka një dilemë, duket se dikush po ju pëlqen e ende stepeni. Mjaft më, duhet të bëni një hap përpara, edhe nëse nuk jeni shumë të sigurt.

 

Në punë, kjo është java e rikuperimit dhe Jupiteri nuk sjell pengesa. Kështu që këshilla është një: qëndroni të qetë, veçanërisht nëse tashmë ju është dashur të ndryshoni diçka.

 

Horoskopi i Akrepit Tre yje për shenjën e Akrepit. Afërdita është në anën tuaj, ndihmon edhe beqarët apo ata që duan të rendin pas emocioneve. Inkurajohen njohjet e reja, por nuk duhet të jeni shumë të ashpër dhe argumentues në gjykimet tuaja për ata që fusni në “rrjetë”. Gjatë fundjavës do të keni mundësi të qartësoheni më mirë me zemrën tuaj.

 

Në punë, deri në gusht do t’ju duhet të bëni një zgjedhje thelbësore, por mund të mbështeteni në ndihmën e Mërkurit që do të jetë me ju nga data 4 e muajit që po vjen. Mundohuni të gjeni ekuilibrin tuaj, veçanërisht nëse ju është dashur të kaloni një ndryshim që e keni përjetuar jo pak!

 

Horoskopi i Shigjetarit Pesë yje për shenjën e Shigjetarit. Mërkuri është në anën tuaj, ndaj në dashuri duhet të zgjeroni rrethin e njohjeve. Lëreni veten të shkojë pas një emocioni të ri, por nëse kjo nuk ju intereson, nuk ka kuptim të humbni kohë. Si thua të mbyllësh ca histori që nuk janë aspak të mira për ty?

 

Në punë tashmë po mendoni për qëllimet e momentit dhe për të ardhmen. Është mirë, sepse me siguri nuk ju mungojnë idetë për t’u zhvilluar më shumë!

 

Horoskopi i Bricjapit Katër yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Nuk keni kohë për të dashuruar, keni frikë ta lini veten të derdhet pas emocioneve dashurore dhe po i bëni vetes një mal me pyetje. Një mbi të gjitha: a ia vlen? Ndoshta muajin tjetër do të ndryshoni mendje sepse do të vijë një person që do t’jua kthejë jetën përmbys.

 

Në punë duhet të filloni nga e para, por çdo përpjekje do të shpërblehet. Ji i sigurt!

 

Parashikimet për Ujorin Tre yje për Ujorin. Ju keni veç një dëshirë: të jetoni një dashuri në kufijtë e shoqërisë, pa shumë kokëçarje, shkurt një dashnore. Mundohuni të shikoni brenda vetes, të qartësoni zemrën tuaj dhe të kuptoni se si të veproni, sidomos në fundjavë që pritet të lëvizin gjëra. Në fundjavë, në fakt, do të arrini të largoni të gjitha dyshimet.

 

Në punë, kreativiteti nuk mungon, por ndoshta do të duhet të keni të bëni me një person që nuk po ju ndjek. Duket sikur ka ngecur në të shkuarën me vlerësimet për ju dhe idetë tuaja. Është detyra juaj t’ia fshini këtë “kartë memorie”.

 

Horoskopi i Peshqve Katër yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Pse të mos e lini veten të shkojë pas emocioneve të forta në dashuri? Pasioni është aty, sidomos të mërkurën dhe të enjten. Në anën tjetër, dalloheni si njeri që jeni gjithmonë në dispozicion, por mbani mend se në raport me të tjerët, nuk mund të jeni gjithnjë, një ‘Kryq i Kuq’ në detyrë, ju pikë së pari duhet të shihni veten tuaj dhe pastaj sërish veten!

 

Në punë, tashmë projektet rinisin dhe e marta është dita e duhur për idetë, të cilat duket se do të jenë fitimprurëse. Por ndoshta do t’ju duhet të përballeni me disa ndryshime!

TE TJERA